Probleme për Xavin: Trajneri nuk mund të niset me ekipin e Barcelonës për në Amerikë

  • S.A /
  • 16 July 2022 - 16:15
Probleme për Xavin: Trajneri nuk mund të niset me ekipin e Barcelonës për në Amerikë

Xavi Hernandez nuk do të mund të udhëtojë në Miami me skuadrën e Barcelonës

Klubi ka raportuar se trajneri do të bashkohet në ditët në vijim për shkak të “disa problemeve administrative dhe pasaportave” dhe do të udhëtojë në Miami sa më shpejt të jetë e mundur.

Gjatë kohës si lojtar i Al Saddit, Xavi vizitoi Iranin tre herë, në fakt ndeshjen e fundit të karrierës së tij si lojtar e luajti në Teheran. Dhe të qenit në Iran kërkon leje speciale për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Në parim, gjithçka ishte në rregull, por pasditen e së premtes zbuluan se ai nuk kishte kaluar ESTA-n, lejen e kërkuar të udhëtimit. Në mes të fundjavës ata nuk mund ta zgjidhin çështjen dhe do të duhet të presin deri të hënën.

Problemi prek vetëm Xavin dhe jo pjesëtarët e tjerë të ‘stafit’ të tij, sepse ndeshjet e Al Sadd në Iran ishin në kohën e tij si lojtar dhe jo si trajner, ndaj është i vetmi që ka udhëtuar në Teheran. 

(Kosova Sot Online )