Milani po planifikon një ofertë për Wijnaldumin, teksa po pret përgjigje për mbrojtësin e Tottenhamit

  • S.A /
  • 16 July 2022 - 16:23
Milani po planifikon një ofertë për Wijnaldumin, teksa po pret përgjigje për mbrojtësin e Tottenhamit

Milani është duke planifikuar që të përforcohet me dy futbollistë, një mbrojtës dhe një mesfushor. Sipas Gianluca Di Marzio, kampionët e Italisë po mendojnë për Japhet Tangangan dhe Georginio Wijnaldumin. Milani thuhet se është në pritje të përgjigjes për mbrojtësin e Tottenhamit, të cilin e ka kërkuar në formë të huazimit. Tanganga është 23-vjeçar. Pozita e tij natyrale është në qendër të mbrojtjes, por mund të luajë edhe si mbrojtës i krahut të djathtë.

“Rossonerët” po planifikojnë të dërgojnë një ofertë te Paris Saint-Germaini për Wijnaldumin, i cili është i lidhur me një largim nga parisienët. Ish-mesfushori i Liverpoolit me kampionët e Francës ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024. Bazuar në “Transfermarkt”, Wijnaldum në tregun e transferimeve vlerësohet me 18 milionë euro. 

(Kosova Sot Online )