Ekipi i njohur rus tallet me Ronaldon, e përfshin edhe Messin

  • E.K /
  • 16 July 2022 - 17:01
Ekipi i njohur rus tallet me Ronaldon, e përfshin edhe Messin

Cristiano Ronaldo po vazhdon të refuzohet nga klubet elitare.

Ylli portugez e dëshiron largimin nga Manchester United, por së fundmi ka marrë refuzime.

PSG dhe Bayern tani janë ekipet që janë deklaruar kundër transferimit të tij.

E ndërkohë, klubi rus, Spartak Moscow është tallur me këtë gjendje të Ronaldos.

Ata kanë publikuar një bisedë fiktive mes tyre dhe Ronaldos, kinse pesë herë fituesi i Topit të Artë u ka shkruar për t’iu bashkuar ekipit, por të cilët e kanë refuzuar.

Njëjtë kishin vepruar edhe me Messin vitin e kaluar, por duke i ndërruar rolet.

(Kosova Sot Online)