Marrëveshja mes Romës dhe Dybalas – kontratë deri në vitin 2025

  • S.A /
  • 18 July 2022 - 10:13
Marrëveshja mes Romës dhe Dybalas – kontratë deri në vitin 2025

Roma ka arritur marrëveshje me Paulo Dybalan, raporton Fabrizio Romano.

Sipas eksperit të transferimeve, La Joya do të nënshkruajë kontartë deri në vitin 2025.

“Paulo Dybala te Roma, ja po shkojmë! Marrëveshja e plotë në fuqi për një kontratë trevjeçare, e vlefshme deri në vitin 2025. Dybala do të bashkohet si lojtar i lirë”, ka shkruar eksperti.

“Mourinho, faktor kyç – ai telefonoi Dybalan për të shpjeguar projektin”.

“Të gjitha dokumentet janë duke u përgatitur, transferimi i lirë është i pashmangshëm”, thuhet në postimin e Romanos. 

(Kosova Sot Online )