Bersant Celina do të bëhet bashkëlojtar me futbollistin e Kombëtares së Kosovës

  • S.A /
  • 19 July 2022 - 14:59
Bersant Celina do të bëhet bashkëlojtar me futbollistin e Kombëtares së Kosovës

Bersant Celina do të bëhet shumë shpejt me klub të ri. Sipas mediave britanike, futbollisti kosovar pritet ta vazhdojë karrierën në Turqi. Më saktësisht, përfaqësuesit kosovar ofertë i ka bërë klubi i Superligës turke, Kasimpasa. Celina është në pronë të klubit francez, Dijon, i cili garon në ligën e dytë franceze.


Ai e kaloi sezonin e fundit në formë huazimi në Ipswich Town, i cili luan në divizionin e tretë të futbollit anglez.

Edhe pse klubi nga “Portman Road” ishte i interesuar për ta mbajtur lojtarin, ish-futbollisti i Manchester Cityt e ka ndarë mendjen dhe po mendon të luajë në ligën elitare turke.

Mësohet se Celina dhe përfaqësuesit e tij aktualisht gjenden në Stamboll për ta finalizuar lëvizjen.

Pra, Celina mund të bëhet bashkëlojtar me futbollistin tjetër të Kosovës, Florent Hadërgjonaj. 
(Kosova Sot Online )