De Ligt nënshkruan me Bayernin dhe e merr rrugën drejt Amerikës

  • S.A /
  • 19 July 2022 - 15:29
De Ligt nënshkruan me Bayernin dhe e merr rrugën drejt Amerikës

Matthijs de Ligt është edhe zyrtarisht futbollist i Bayern Munichut. Futbollisti holandez është larguar para pak minutash nga “Säbener Straße”, pasi e ka nënshkruar kontratën pesëvjeçare me gjigantin bavarez. 

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi gjerman “Bild”, sipas të së cilit, tashmë ish-futbollisti i Juventusit është duke e marrë rrugën drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do t’ju bashkohet shokëve të rinj të skuadrës në Washington. Ish-futbollisti i Ajaxit u nda përfundimisht me Juventusin dhe tash do ta nisë një eksperiencë të re me klubin më të madh gjerman.

Në Torino, përfaqësuesi holandez nuk e kishte treguar veten sa pritej nga ai. 

(Kosova Sot Online )