Ballkani e mbyll pjesën e parë me dy gola epërsi ndaj La Fioritas

  • E.K /
  • 19 July 2022 - 22:17
 Ballkani e mbyll pjesën e parë me dy gola epërsi ndaj La Fioritas

Ballkani e ka mbyllur pjesën e parë me dy gola epërsi ndaj La Fioritas.

Kampionët e Kosovës e dominuan ndeshjen në 45 minutat e parë, teksa patën raste që të shënonin edhe më shumë se dy gola.

Megjithatë, 45 minutat e parë në “San Marino Stadium” u mbyllen me rezultatin 0:2.

Meriton Korenica (6’) dhe Albion Rrahmani (23’) shënuan golat për skuadrën nga Suhareka.

Kujtojmë se kjo është përballja e parë mes skuadrave, në kuadër të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në javën e ardhshme, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

(Kosova Sot Online)