Cristiano Ronaldo humbi tre bonuse të mëdha në sezonin e fundit me Man Utd

  • S.A /
  • 20 July 2022 - 08:55
Cristiano Ronaldo humbi tre bonuse të mëdha në sezonin e fundit me Man Utd

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo thuhet se humbi tre bonuse te Manchester Unitedi me vlerë 1 milion funte apo 1,17 milion euro secila sezonin e kaluar.

Numri 7 i Unitedit u kthye në Old Trafford verën e kaluar me pagë prej 475 mijë funtesh apo 557 mijë eurosh në javë – një reduktim i konsiderueshëm nga 800 mijë funte (938 mijë euro) në javë që ai thuhej se fitonte te Juventus.

37-vjeçari shënoi 24 gola në 38 ndeshje në të gjitha garat, përfshirë 18 gola në Ligën Premier.

Megjithatë, golat e tij nuk ishin të mjaftueshëm për ta ndaluar Unitedin që ta mbyllte sezonin me numrin më të ulët të pikëve ndonjëherë në Ligën Premier. Sipas Daily Star, renditja e Unitedi në vendin e gjashtë i mohoi Ronaldos një bonus të madh gjashtëshifror, të cilin ai do ta fitonte nëse do të kualifikoheshin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Ai do të merrte gjithashtu 1 milion funte nëse do të fitonte çmimin e ‘Lojtarit të Vitit’ nga UEFA, dhe po të njëjtën shumë duhet të kishte fituar nëse do ta rrëmbente Topin e Artë për herë të gjashtë.

Asnjëra nuk ndodhi, megjithëse thuhet se ai ka fituar 850 mijë funte apo gati 1 milion euro si rezultat i het-trikut të tij kundër Norwich City sezonin e kaluar.

Sipas The Sun, tri golat ndaj Norwichit ​​- që e çuan atë në kuotën e 21 golave gjatë sezonit, çoi në një pagesë prej 750 mijë funte (880 mijë euro) pasi kaloi klauzolën prej 20 gola plus.

Që nga ajo pikë e tutje, ai do të merrte 100 mijë funte 117 mijë euro të tjera për çdo gol shtesë dhe goli fitues nga goditje e lirë ndaj Norwich siguroi që pagesa të ishte e duhur.

Ai gjeti rrjetën tre herë të tjera kundër Arsenalit, Chelseat dhe Brentfordit,  duke i siguruar atij një shtesë prej 300 mijë funtesh apo 351 mijë eurosh.

U raportua gjithashtu se ai mblodhi 1 milion funte pasi përfundoi si golashënuesi më i mirë i Unitedit për sezonin 2021/22.

Ndryshe, Ronaldo i ka thënë Unitedit se dëshiron të largohet për herë të dytë për shkak të dëshirës së tij për të vazhduar të luajë në Ligën e Kampionëve ndërsa karriera e tij po i afrohet fundit. 

(Kosova Sot Online )