Vedat Muriqi përfundimisht transferohet te Mallorca, po diskutohen vetëm bonuset

  • S.A /
  • 20 July 2022 - 12:00
Vedat Muriqi përfundimisht transferohet  te Mallorca, po diskutohen vetëm bonuset

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi thuhet se është gati ta kompletojë transferimin e tij nga Lazio dhe Mallorca. Telenovela e gjatë e lidhur me largimin e Muriqin nga Lazio këtë afat kalimtar të verës, është drejt fundit. Sulmuesi prizrenas pritet të transferohet përfundimisht te Mallorca në La Liga, aty ku shkëlqeu në gjysmën e dytë të sezonit të fundit. Sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, Mallorca e ka ngritur ofertën për sulmuesin deri në 10 milionë euro që kërkonte presidenti i Lazios, Claudio Lotito.

Dy klubet thuhet se po diskutojnë tashmë për bonuset dhe nuk ka ndonjë befasi, pasi transferimi pritet të kompletohet. Klubi iberik do të gjejë së shpejti golat e kërkuar nga sulmuesi i Kosovës, pasi ai kaloi një formë të mirë nga janari deri në qershorin e kaluar. Muriqi kohëve të fundit ishte i lidhur edhe me një transferim te Club Brugge, por në fund gjithçka dështoi. 

(Kosova Sot Online )