Reformimi i sistemit të shëndetësisë të vendoset top prioritet për veprim dhe ndryshim urgjent në mandatin e Qeverisë Kurti

Reformimi i sistemit të shëndetësisë të vendoset top prioritet  për veprim dhe ndryshim urgjent në mandatin e Qeverisë Kurti
Reformimi i sistemit të shëndetësisë të vendoset top prioritet  për veprim dhe ndryshim urgjent në mandatin e Qeverisë Kurti

Dr. Hysni Aliu

  • 20 July 2022 - 10:48

Shkruan:Dr. Hysni Aliu

 

Situata në shëndetësinë e Kosovës, është e pa ndryshueshme, përkundër shpresave të shumta që me ardhjen e qeverisjes së re dhe ministrit të ri të shëndetësisë gjërat do të ndryshojnë. 

 

Nuk ekziston një ditë e vetme pune me pacientët e mi që nuk e përsëriti me dhjetëra herë fjalinë” shëndeti është i pari dhe mbi të gjithat”, sepse e di që kjo është e vërteta. Fatkeqësisht në Kosovë edhe pas 22 viteve liri, shëndeti dhe shëndetësia për ministrat e shëndetësisë dhe qeveritë e deritashme po na del të jetë e fundit apo në rend të katërt apo të pestë. Fatkeqësisht, z. Kurti për arsye që unë nuk i di, bëri gabim të madh kur emëroj ministër shëndetësie, një ministër që ka qenë këshilltar i Thaçit, kur dihet se çfarë korrupsioni  ka mbretëruar atë kohë, dhe së dyti ministër që vjen nga një kulturë e shërbimeve shëndetësore në SHBA, ku nëse s’ke para apo sigurime të pret ferri. Ne kemi pasur nevojë për një ministër shëndetësie që vjen nga Evropa, e posaçërisht nga vendet ku mirëqenia sociale është ndër më të mirat në botë.  Edhe ish ministri Vitia, edhe ministri i tanishëm dr. Rifat Latifi, nuk sollën as minimumin e ndryshimeve të dëshiruara në shëndetësinë e Kosovës. Në QKUK  sipas rrëfimeve kemi vetëm një aparat funksional për fotografim magnetik dhe një për rrezatim në onkologji, si rrjedhojë me prishjen e tyre, pacientët ose duhet të shkojnë në Shqipëri për trajtim ose diku tjetër jashtë vendit si në Maqedoni të Veriut, Turqi apo edhe Serbi, apo fotografimet duhet ti bëjnë në klinikat private, ku rrjedhimisht barra bije mbi diasporën ose popullin e kapluar nga varfëria, e nëse mundësitë nuk ekzistojnë atëherë alternativa e vetme mbetet dorëzimi ndaj sëmundjes.  Gjersa në ministrinë e ekonomisë dhe financave, bujqësisë, energjisë dhe atë të brendshme, ndryshimet pozitive  po vërehen, ministria e shëndetësisë, po vazhdon të jetë e robëruar nga e kaluara. Unë me qëllim nuk kam shkruar deri më tash për ministrin Latifi, megjithëse që nga fillimi i kam vërejtur aspektet negative të udhëheqjes së tij si ministër i shëndetësisë, sepse kam dashtë të jam i sinqertë  duke e ditur kaosin në të cilin gjendet shëndetësia Kosovare, por qëndrimi në vendnumëro, dhe përvetësimi i metodologjisë së vjetër të udhëheqjes së kësaj ministrie më ka detyruar të shkruaj dhe ta shfaqi publikisht dëshpërimin tim në lidhje me këtë çështje. Veprimet e ministrit të shëndetësisë apo mos veprimi i tij në raport me ndryshimin e gjendjes në shëndetësi, po më bëjnë të dyshoj që edhe ky njeri u është dorëzuar  klaneve mafioze që për 20 vite mbajtën peng shëndetësinë dhe shëndetin e popullit, duke shkaktuar kështu në mënyrë indirekt vdekjen e parakohshme të njerëzve.  Në vend që ministri ti vizitoj qendrat e mjekësisë familjare nëpër komuna, ministri shkon dhe bënë vizita të pa sqarueshme në Turqi e vende tjera, ku shkojnë qindra miliona euro të popullit tonë për shërim po në ato vende. Deklarata e fundit e ministrit se do ti çarros me një drekë  vartësit e tij nëse e gjejnë një gabim që mund ti atribuohet atij, tregon për një problematik në mënyrën e të logjikuarit të gjërave. Mosveprimi i ministrit të shëndetësisë, mua më bën të dyshoj qe edhe ky në një mënyrë ose tjetër është i kategorisë së njëjtë me ata që na robëruan për 20 vite. Ministrat matrapaz kurrë s’kam dëgjuar që janë larguar vetë nga pozita që mbajnë, andaj është në përgjegjësinë e kryeministrit që të ndërhynë aty ku duhet dhe të sjell njerëzit e ri, me dinjitet njerëzor që  janë të gatshëm dhe kanë guximin e energjinë për tu ballafaquar me sfidat që has në rrugën për ndryshime. Ministri Latifi, për mendimin tim, është përshtatur me të kaluarën andaj nëse z. Kurti dëshiron votën e qytetarëve, duhet që automatikisht  ta largon nga detyra  këtë ministër.  Besoj që edhe  mediet, nëse ndjejnë një dhimbje për vuajtjet e këtij populli, duhet të merren me hulumtimin e veprimeve dhe mosveprimeve në këtë ministri në mënyrë që Qeveris Kurti ti imponohet ndryshimi dhe fokusimi në këtë aspekt jetik  të funksionimit të shoqërisë Kosovare. 

 

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".