Rebelohen tifozët ultras të Interit, paralajmërojnë pronarët e klubit kundër shitjes së Skriniarit

  • S.A /
  • 20 July 2022 - 14:34
Rebelohen tifozët ultras të Interit,  paralajmërojnë pronarët e klubit kundër shitjes së Skriniarit

Një pankartë është ngritur nga tifozët ultras të Interit jashtë selisë së klubit sot (e mërkurë) duke iu lutur atyre që të mos e shesin mbrojtësin Milan Skriniar.

Një pjesë e madhe e tifozëve të Nerazzurrëve janë të mërzitur pas dështimit për të nënshkruar me Gleison Bremer nga Torino, duke i lejuar Juventusit të finalizojë transferimin e mbrojtësit brazilian.

Tani që klubi po shqyrton përforcime të tjera si Nikola Milenkovic i Fiorentinës, mbështetësit e Interit janë në ankth për mundësinë e humbjes së Skriniar. 

(Kosova Sot Online )