Nën presion të detyrueshëm të Serbisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, Bashkimi Evropian po e përgatitë “kryqëzimin” me kusht të presidentit serb Aleksandër Vuçiq!

Nën presion të detyrueshëm të Serbisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, Bashkimi Evropian po e përgatitë “kryqëzimin” me kusht të presidentit serb Aleksandër Vuçiq!
Nën presion të detyrueshëm të Serbisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, Bashkimi Evropian po e përgatitë “kryqëzimin” me kusht të presidentit serb Aleksandër Vuçiq!

Dardan Grapci

  • 20 July 2022 - 07:54

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Mesazhet e Presidentit Serb kundër njohjes së Kosovës  janë thjeshtë lojëra mediale ku për hir të popullit Serb, përpjekjes për ta mashtruar e ngushëlluar për humbjen e pakthyeshme politike e diplomatike ndërkombëtare, po bënë deklarata te pakuptimta dhe krejtësisht të çakorduara. Serbia deshi apo jo, ajo do të detyrohet herëdokurë që ta zbatojë në përpikëri rezolutën e votuar në Parlamentin Evropian ku kërkohet nga Serbia që ky dialog të përfundojë njëherë e përgjithmonë me njohje reciproke.

Nëse me të vërtetë ndodhë që Aleksandër Vuçiq ta anulon takimin e radhës me Albin Kurtin në kuadër të  BE-s dhe nën udhëheqjen e emisarit të BE-s Mirosllav Lajcak,  për shkak të masave të reciprocitetit që po i përgatitë për fillim zbatimi Qeveria Kurti, atëherë  do të detyrohen partnerët ndërkombëtar të implikuar në dialog,  BE-ja dhe SHBA-ja,  që edhe Serbia të  sanksionohet njëjtë sikurse Rusia, derisa populli Serb të fillojë ta kuptoj që me Evropën dhe Amerikën nuk ka lojë, dhe do të detyrohen të ngritën kundër qeveritarëve të tyre të inkriminuar dhe ndërkombëtarisht të izoluar

 

Nga ana tjetër është një qasje shumë e mirë  nga  kryeministri Albin Kurti  i cili nuk po dorëzohet ndaj presionit Serb, prandaj vendimi për qytetarët të cilët ende i kanë veturat të regjistruar nga strukturat paralele me tabela të Serbisë është i mirëpritur, sikur që duhet mirëpritur dhe mbështetur edhe reciprocitetin për dokumentet personale të identifikimit. Në qoftë se serbët vazhdojnë me propaganda sic po bënë kohëve të fundit Petar Petkoviq, duhet të merren masa  nga ana e Policisë së Kosovës si dhe ti ndalohet hyrja në Kosovë, dhe çdo veprimtari  anti kosovare që e trajton Kosovën si territor në kuadër të Serbisë.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".