Monza arrin marrëveshje me Juventusin për mbrojtësin italian

  • S.A /
  • 20 July 2022 - 16:34
Monza arrin marrëveshje me Juventusin për mbrojtësin italian

Monza e sapo promovuar, e kryesuar nga ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi, ka punuar për të forcuar ndjeshëm skuadrën e tyre këtë verë dhe i kanë vendosur sytë te 21-vjeçari Ranocchia për pak kohë tani, të interesuar për shëbimet e tij.

Siç raportohet nga Gianluca Di Marzio, Ranocchia do të largohet nga Juventusi për t’u bashkuar me Monza në një marrëveshje huazimi me një opsion blerjeje të bashkangjitur.

Përfshihet gjithashtu një opsion riblerjeje, duke u dhënë Bianconerëve mundësinë për ta rikthyer atë në Torino nëse ai realizon potencialin e tij në Lombardi.

Juventus nënshkroi Ranocchian në janar 2019 nga sistemi i të rinjve të Perugias për rreth 840,000 euro.

Pasi kaloi disa kohë në formacionin e të rinjve të Bianconerëve, ai e kaloi sezonin e kaluar si huazim me Vicenza, ku bëri 32 paraqitje, duke shënuar një gol dhe duke dhënë tre asistime në këtë proces. 

(Kosova Sot Online )