Një kosovar dhe një serb, dy blerje të përbashkëta për skuadrën e La Ligas në Spanjë!

  • E.K /
  • 21 July 2022 - 11:41
Një kosovar dhe një serb, dy blerje të përbashkëta për skuadrën e La Ligas në Spanjë!

Mallorca do të prezantojë dy blerje në të njëjtën kohë. Vedat Muriqi nuk është blerja e vetme për skuadrën e La Ligas.

Skuadra ishullore ka arritur marrëveshje edhe me portierin serb, Predrag Rajkovic.

Portieri i Reims do të prezantohet bashkë me sulmuesin kosovar duke u vlerësuar si dy blerje të mëdha për skuadrën spanjolle.

Muriqi i ka kushtuar 9.5 milionë euro Mallorcas, ndërsa kosovari ka marr sot rrugën për në Spanjë ku do të iu nënshtrohet testeve mjekësore.

(Kosova Sot Online)