Nëse dështon lëvizja e Frenkie de Jong, Man United synon transferimin e mesfushorit serb

  • S.A /
  • 23 July 2022 - 09:18
Nëse dështon lëvizja e Frenkie de Jong, Man United synon transferimin e mesfushorit serb

Manchester United është gati të bëjë një ofertë për Sergej Milinkovic-Savic nëse Frenkie de Jong vazhdon të refuzojë një transferim në “Old Trafford”. “Djajtë e Kuq” nuk po ia dalin që të bindin mesfushorin holandez për t’iu bashkuar atyre, pavarësisht se Barcelona është e hapur për shitjen e tij. Ndër arsyet e hezitimit të Frenkie de Jongut mendohet se është mospjesëmarrja e skuadrës angleze në Ligën e Kampionëve.

“LaLazioSiamoNoi” ka raportuar se Manchester United e sheh Milinkovic-Savicin si opsion tjetër, nëse përfundimisht nuk ia dalin të transferojnë ish-mesfushorin e Ajaxit.

Megjithatë, fakti që skuadra nga “Old Trafford” nuk merr pjesë në Ligën e Kampionëve, thuhet se mund t’i sjellë problem klubit edhe për një marrëveshje me mesfushorin serb.

Sipas mediumit italian, agjenti i 27-vjeçarit, Mateja Kezman, është parë së fundmi në selinë e klubit anglez – teksa ende nuk dihet saktësisht se çfarë është biseduar.

Ndryshe, Sergej Milinkovic-Savic ka kontratë të vlefshme me Lazion deri më 30 qershor 2024. 

(Kosova Sot Online )