Pas Viniciusit e Rodrygos, edhe Militao rinovon kontratën me Real Madridin

  • S.A /
  • 23 July 2022 - 12:37
Pas Viniciusit e Rodrygos, edhe Militao rinovon kontratën me Real Madridin

Eder Militao dhe Real Madridi kanë arritur marrëveshje për vazhdim të bashkëpunimit.

“Marca” ka raportuar këtë të shtunë se mbrojtësi brazilian tashmë e ka zgjatur kontratën deri në vitin 2028,

Militao me kontratën e re thuhet se do të fitojë rreth 4 milionë euro në sezon, teksa do të ketë një klauzolë lirimi prej 500 milionë eurosh.

24-vjeçari regjistroi një sezon të mirë me Real Madridin së fundi, teksa u shndërrua në një prej futbollistëve kryesorë në formacionin e Carlo Ancelottit.

Përveç Militaos, me Real Madridin besohet se kontratat i kanë rinovuar edhe Vinicius Junior (2027) dhe Rodrygo (2028).

“Los Blancos” thuhet se do të njoftojnë zyrtarisht për rinovimet pas turneut para-sezonal dhe para fillimit të sezonit të ri.

(Kosova Sot Online )