Transferimi i De Ketelare te Milani drejt dështimit, klubi belg kërkon edhe 3 milionë euro më shumë

  • S.A /
  • 23 July 2022 - 12:40
Transferimi i De Ketelare te Milani drejt dështimit, klubi belg kërkon edhe 3 milionë euro më shumë

Milani mund të dështojë në transferimin e objektivit kryesor për afatin kalimtar të kësaj vere, Charles De Ketelaere.

Drejtorët e kampionëve të Italisë, Paolo Maldini dhe Ricky Massara, u takuan me homologët e tyre të Club Brugge, por nuk ia dolën të arrinin marrëveshje – transmeton Gazeta Express.

Mediat italiane raportuan se Milani kishte caktuar të premten e 22 korrikut, si një afat përfundimtar për të gjetur një marrëveshje.

Megjithatë, me kalimin e asaj date, “Il Corriere della Sera” raporton se te “Rossonerët” ka shqetësime se nuk do të arrijnë objektivin e tyre.

Sipas raportit, Club Brugge dëshiron 35 milionë euro për shitjen e 21-vjeçarit, ndërsa Milani nuk po ofron mbi 32 milionë euro. Pavarësisht se hendeku nuk është i madh në termat e tarifës së transferimit në futboll, asnjëra palë nuk është e gatshme të lëvizë.

“Kuqezinjtë” tani thuhet se kanë zgjatur afatin deri të martën e 26 korrikut dhe nëse ata nuk arrijnë të kenë një marrëveshje deri atëherë, do të kalojnë drejt objektivave të tjerë. 

(Kosova Sot Online )