Vëllai i Valonit, Veton Berisha transferohet te klubi i Zlatan Ibrahimovicit

  • S.A /
  • 23 July 2022 - 16:05
Vëllai i Valonit, Veton Berisha transferohet te klubi i Zlatan Ibrahimovicit

Veton Berisha karrierën e tij do ta vazhdojë në Suedi. Sulmuesi nga Kosova është prezantuar sot te Hammarby, klub i cili është nën pronësi të Zlatan Ibrahimovicit. Berisha me klubin suedez ka nënshkruar kontratë të vlefshme për katër vjet e gjysmë.

Për 28-vjeçarin është kjo një aventurë e re. Ai së fundmi ishte pjesë e skuadrës norvegjeze, Viking. Ai ka luajtur edhe dy skuadrat tjera nga Norvegjia, Brann dhe Egersund. Veton Berisha për dy sezone ka luajtur edhe në Gjermani, te Greuther Furth. Vetoni është vëllai i reprezentuesit të Kosovës, Valon Berishës.

(Kosova Sot Online )