Lewa: Testet thonë se trupi im është më i ri sesa mosha që e kam

  • S.A /
  • 26 July 2022 - 13:21
Lewa: Testet thonë se trupi im është më i ri sesa mosha që e kam

Robert Lewandowski është i gatshëm për ta shfaqur klasin e tij në Spanjë, njëjtë siç bëri në Gjermani me Borussia Dortmundin dhe me Bayern Munichun. Sulmuesi polak u transferua së fundmi në Barcelonë dhe mezi pret ta nisë eksperiencën e tij në La Liga. Dy herë futbollisti më i mirë në botë, i shpallur nga FIFA, thotë se ndihet mjaft mirë fizikisht, përkundër moshës së tij. Lewa është 33 vjeç, por insiston se mosha në disa raste nuk ka shumë rëndësi dhe nuk çon peshë. 

“Testet që i kam bërë thonë se fizikusi im është më i ri sesa mosha ime biologjike. Nuk e di se edhe sa vite mund të luaj në nivele të larta. Por, nëse do të më pyesni pas tri vjetësh, do të mundë të ju përgjigjem”, deklaroi sulmuesi i rrezikshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po e zhvillon fazën përgatitore së bashku me ekipin spanjoll. Barça e bleu Lewandowskin nga Bayerni për 50 milionë euro. 

(Kosova Sot Online )