De Jong do të transferohet në Angli, por jo në Man Utd

  • S.A /
  • 03 August 2022 - 11:29
De Jong do të transferohet në Angli, por jo në Man Utd

E ardhmja e Frenkie de Jongut pritet të jetë e lidhur me kampionatin anglez. Mesfushori holandez po kërkohet me të madhe nga Manchester United. “Djajtë e Kuq” do ta bëjnë tentimin e fundit për futbollistin e Barcelonës, shkruan mediumi spanjoll “Sport”. Por, përfaqësuesi holandez nuk dëshiron t’i bashkohet ish-trajnerit të tij, Erik ten Hag duke e pasur parasysh se Man Utd nuk do të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Ditëve të fundit, në garë për ish-futbollistin e Ajaxit është futur edhe Chelsea.

Mediat britanike raportojnë se “Blues” janë më afër transferimit të mesfushorit kreativ. De Jong nuk i ka thënë “jo” të prerë mundësisë së transferimit në “Stamford Bridge”, edhe pse dëshirë e tij është të qëndrojë në “Camp Nou”. Sidoqoftë, Chelsea pritet t’i paguajë 80 milionë euro për blerjen e “Tulipanit”. Nëse e shet De Jongun, Barça do ta blejë menjëherë futbollistin e Manchester Cityt, Bernardo Silva.

(Kosova Sot Online )