
Lexoni edhe:
Pogba e zgjedh terapinë para operimit
Një ngjarje e rëndë dhe trishtuese ka ndodhur në Brazil. Futbollisti Renan Victor da Silva ka qenë protagonist i një aksidenti tragjik. Futbollisti i Palmeiras do të përfundojë në burg pasi e shkaktoi vdekjen e një motoçiklisti.
20 vjeçari po voziste me veturë pa patent shofer dhe në gjendje të dehur dhe e përplasi motoçiklistin fatkeq.
Mediat braziliane kanë njoftuar se aksidenti ndodhi në një provincë të Sao Paolos, ndërsa Renan kishte kaluar në korsinë e gabuar dhe e goditi për vdekje 38 vjeçarin që po e ngiste motorin.
Ish-përfaqësuesi U-17 i Brazilit po përballet me akuzën e vrasjes me faj.
Pogba e zgjedh terapinë para operimitLexoni edhe:
Për momentin është liruar pasi e ka paguar një kusht prej afro 50 mijë dollarësh.
Ai ishte huazuar në ekipin Red Bull Bragantino, por që ky klub e ndërpreu bashkëpunimin me lojtarin pasi e mori vesh ngjarjen e rëndë. Talenti brazilian mund të përballet me dënim me burg deri në 10 vjet.
Edhe pse qëllim i tij nuk ka qenë ta vriste një person, akuzat që e rëndojnë atë janë të rënda.
(Kosova Sot Online )