Dalin në shitje biletat e ndeshjes Irlandë e Veriut – Kosovë, zbulohet edhe çmimi i tyre

  • S.A /
  • 03 August 2022 - 14:21
Dalin në shitje biletat e ndeshjes Irlandë e Veriut – Kosovë, zbulohet edhe çmimi i tyre

Federata e Irlandës së Veriut i ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e shtatorit me Kosovën, në kuadër të Ligës së Kombeve. Biletat kanë dalë në shitje sot, ndërsa ato do të kushtojnë 16 funte, respektivisht 19 euro për fëmijë dhe 40 funte, apo afro 48 euro për të rritur.

Irlanda e Veriut dhe Kosova do të përballen në mes vete më 24 shtator në Belfast në stadiumin nacional “Windsor Park”.

“Dardanët” e kishin fituar lojën e parë me veri-irlandezët më 9 qershor në Prishtinë me rezultat 3:2, në kuadër të Ligës C, Grupi 2.

(Kosova Sot Online )