Benzema e Hazard shënojnë gola të “çmendur” në stërvitje

  • S.A /
  • 09 August 2022 - 08:46
Benzema e Hazard shënojnë gola të “çmendur” në stërvitje

Futbollistët e Real Madridit po i zhvillojnë stërvitjet e fundit para fillimit të sezonit të ri në La Liga. Dhe, pa dyshim se fokusi i të gjithëve është tek kampioni aktual, Real Madrid, i cili synon ta mbrojë titullin e kampionit.

“Los Blancos” e kryen një fazë të përgatitjeve përtej Atlantikut, ndërsa tash janë rikthyer në Spanjë për t’u bërë gati për edicionin e ri. E në stërvitje, protagonist po vazhdon të jetë futbollisti më i mirë në botë i momentit, Karim Benzema, i cili shënoi gola të “çmendur”.

Gol mjaft të bukur realizoi edhe Eden Hazard, i cili synon të shpërthejë në “Santiago Bernabeu” në sezonin 2022/23. Krahas golave të francezit dhe të belgut, mund të shihni edhe momente të tjera nga seanca stërvitore e ekipit të Carlo Ancelottit. 

(Kosova Sot Online )