Nga buzëqeshja në pikëllim, kështu e mërzisin Braithwaiten vërshëllimat në “Camp Nou”

  • S.A /
  • 09 August 2022 - 11:48
Nga buzëqeshja në pikëllim, kështu e mërzisin Braithwaiten vërshëllimat në “Camp Nou”

Martin Braithwaite ishte fytyra tragjike e turneut “Joan Gamper Trophy”, i cili u mbajt në fundjavë. Barcelona e mposhti ekipin meksikan, Pumas me rezultat 6:0. Por, sulmuesi danez e pati një natë të errët. Para fillimit të ndeshjes, 31 vjeçari teksa u prezantua nga spikeri oficiel, pjesa më e madhe e stadiumit i nisi vërshëllimat dhe kontestimet në drejtim të tij.

Ish-futbollisti i Esbjerg, Toulouse, Moddlesbrough, Bordeaux e Leganes duke dalë nga tuneli ishte i buzëqeshur pasi u thirr emri i tij.

Por, më pas shihet me sytë kah tribunat dhe i mërzitur me atë që e shihte dhe dëgjonte.

Tifozët e Barcelonës me këtë rast e kërkuan largimin e përfaqësuesit danez nga “Camp Nou” pasi ai nuk arriti të bindte me paraqitjet e tij.Braithwaite është pjesë e Barcelonës që nga viti 2020 dhe nga ajo kohë i ka zhvilluar 44 ndeshje dhe i ka realizuar 5 gola. Presidenti Joan Laporta e ka këshilluar lojtarin që ta gjejë një klub të ri. 

https://twitter.com/i/status/1556546141474496513

(Kosova Sot Online )