Tifozët e Barçës bëjnë hajgare me Real Madridin: “Ku është Mbappe?”

  • S.A /
  • 10 August 2022 - 09:47
Tifozët e Barçës bëjnë hajgare me Real Madridin: “Ku është Mbappe?”

Tifozët e Barcelonës kanë bërë shaka me Real Madridin. Ata janë tallur me madrilenët, të cilët nuk arritën ta transferonin Kylian Mbappen edhe pse e kishin në duar francezin, i cili në fund i tradhtoi ata duke vendosur të qëndrojë në Paris Saint-Germain. Në një video që është bërë virale në rrjetet sociale, tifozët “Blaugrana” dëgjohen duke brohoritur: “Ku është Mbappe?”, duke i ngacmuar kështu tifozët e Realit dhe vetë klubin madrilen. “Los Blancos” nuk arritën ta transferonin as Mbappen e as Erling Haalandin, i cili në fund përfundoi në Manchester City.

Ata për momentin nuk e kanë një alternativë të denjë të Karim Benzemas.

Nga ana tjetër, Barcelona është treguar mjaft aktive në këtë afat kalimtar duke i marrë deri tash 5 futbollistë, ndërsa pritet që t’i transferojë edhe dy ose tre të tjerë. 

(Kosova  Sot Online )