Sonte nis sezoni i ri në La Liga

  • S.A /
  • 12 August 2022 - 10:42
Sonte nis sezoni i ri në La Liga

Sezoni i ri 2022/23 në La Ligan spanjolle do të fillojë sonte. Osasuna-Sevilla do të jetë sfida hapëse e sezonit të ri në elitën e futbollit spanjoll. 

Ndërkohë, kampioni në fuqi, Real Madridi do ta zhvillojë ndeshjen e fundit të xhiros së parë, të dielën nga ora 22:00 në udhëtim ndaj ekipit të promovuar, Almerias. Ndërkohë, Barcelonë të shtunën nga ora 21:00 do ta presë në “Camp Nou” Rayo Vallecanon. 

(Kosova Sot Online )