Tuchel ia tregon muskujt Contes, i ka do llafe për të

  • S.A /
  • 15 August 2022 - 09:01
Tuchel ia tregon muskujt Contes, i ka do llafe për të

Thomas Tuchel dhe Antonio Conte ishin protagonistë të ndeshjes së djeshme ndërmjet Chelseat dhe Tottenhamit.

Trajneri gjerman dhe ai italian e patën një zënkë pas lojës, ndërsa tensionet në mes tyre e kishin fillesën gjatë lojës.

Teksa ia zgjatën dorën njëri-tjetrit pas lojës, nisi konfrontimi fizik në mes tyre, i cili u ndal nga zyrtarët tjerë të klubeve. E pas lojës, të dy trajnerët i dhanë versionet e tyre.

“Mendoj se kur t’ia zgjat dorën dikujt, duhet ta shikojë njëri-tjetrin në sy, ndërsa Antonio kishte një mendim ndryshe”, deklaroi Tuchel për “Evening Standard”.

“Ishte emocionuese, ai ishte i lumtur kur na barazuan. Unë isha i nxehur pak, por nuk është asgjë e madhe. Nuk ishte e nevojshme, por shumë gjëra nuk ishin të nevojshme”, shtoi ish-trajneri i Paris Saint-Germainit. 

Ndërkohë, Tuchel e ka provokuar Conten në konferencë për shtyp pas lojës derisa ia ka treguar kolegut të tij muskulin e dorës, duke treguar se sa i fortë që është. Trajnerët patën probleme edhe gjatë shënimit të golave nga ana e ekipeve të tyre, duke e provokuar njëri-tjetrin. 

(Kosova Sot Online )