Zyrtare: Spinx lojtari i ri i ekipit të CS:GO Vitality

  • S.A /
  • 15 August 2022 - 16:30
Zyrtare: Spinx lojtari i ri i ekipit të CS:GO Vitality

Është konfirmuar ardhja e lojtarit Lotan “⁠Spinx⁠” Giladi në radhët e ekipit Vitality, pas largimit të lojtarit tjetër misutaaa. Lojtari izraelit është njëri nga lojtarët më të talentuar për momentin në skenën e CS:GO, i cili formën e tij fantastike e tregoi me ekipin ENCE gjatë turneut PGL Antwerp Major në LAN. Gjatë vitit 2022, Spinx ka një mesatare mbresëlënëse në turnetë LAN, me vlerësimin 1.17 nga HLTV, duke qenë në mesin e dhjetë lojtarëve më të vlerësuar në skenën e nivelit të parë për momentin.

Spinx dhe Vitality ndeshjen e tyre të parë do ta zhvillojnë këtë të premte duke filluar nga ora 13:00 ndaj ekipit OG, në turneun Blast Premier Fall Groups.

Pas ardhjes së Spinx, ekipi Vitality duket si më poshtë:

Dan “apEX” Madesclaire

Mathieu “⁠ZywOo” Herbaut

Peter “⁠dupreeh⁠” Rasmussen

Emil “⁠Magisk” Reif

Lotan “⁠Spinx⁠” Giladi

Danny “Zonic” Sorensen (trajneri)

(Kosova Sot Online )