Allegri i lumtur me fitoren e Juventusit

  • 16 August 2022 - 08:44
Allegri i lumtur me fitoren e Juventusit

Max Allegri ka thënë se nuk është ‘i shqetësuar’ për një dëmtim të mundshëm të Angel Di Maria, ndërsa u shfaq i lumtur me ata që tregoi skuadra në fitoren ndaj Sassuolos.

Bianconerët e nisën sezonin me një fitore të merituar me rezultat 3-0 ndaj Sassuolo s , ku Di Maria shënoi në debutimin e tij, ndërsa Dusan Vlahovic shtoi dy gola të tjerë.

Di Maria çaloi paksa, ndërsa u zëvendësua herët në pjesën e dytë, ku shkalla e lëndimit do të vlerësohet të martën.

“Di Maria? Nuk jam i shqetësuar. Ne do të shohim se çfarë thonë testet nesër. Fatkeqësisht, këto gjëra ndodhin në futboll. Ai kishte këtë problem një javë më parë gjithashtu, ndoshta duhet ta kisha hequr kur ishim 3-0, por ai po kënaqej”.

“Gjëja e rëndësishme është që ne fituam një ndeshje që donim vërtet ta fitonim, e cila nuk ishte aspak e thjeshtë”, ka thënë Allegri për DAZN. Juventusi ishte në vështirësi dhe lejoi disa raste të Sassuolos radhazi përpara se pushimi i pjesëve t’i lejonte të rigrupoheshin.

Allegri ka lavdëruar sulmuesin Dusan Vlahovic për golat, ndërsa kishte fjalë të mira edhe për Bremer.

(Kosova Sot Online )