Republika e Kosovës shtet model për njerëz të “vegjël” që merren me hani të mëdha

Republika e Kosovës shtet model për njerëz të “vegjël” që merren me hani të mëdha
Republika e Kosovës shtet model për njerëz të “vegjël” që merren me hani të mëdha

Skender Mulliqi

  • 16 August 2022 - 07:20

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Politikanët janë fotografia e shtetit dhe janë fotografie e popullit para botës demokratike! Nëse do të kishin ndonjë garë për gjah hajnish , njerëzit tanë të politikës , do të kishim shumë gjasa të renditen lartë në ranglistën evropiane dhe botërore. Vetëm të marrët vjedhin shtetin dhe popullin e vet!

-Është mirë që shakat të lihen anash kur bëhet fjalë për shtet dhe për komb. Mjaftë gjatë u bënë shaka dhe lojëra politike në kurriz të Kosovës. E vërteta është së njerëzit e politikës dhe të biznesit nga nivelet më të ulëta deri në nivelet më të larta, i posedojnë parat. Aty ku thuhet së ka shumë para, dhe të mira të tjera materiale , aty i patëm hajnat dhe patëm shumë hajni .Por, ekziston edhe rrëfimi tjetër, i atyre që po vuajnë për gjera elementare në këtë kohë të kostos të lartë të jetesës.

Dhe, këta njerëz të “vegjël”, shumë pak gjatë këtyre viteve për hajnitë e mëdha që na ndodhën para syve , panë politikan në pranga. Këta nuk zbritën nga Marsi, ata ishin dhe janë në mesin tonë. Mos të them së shqiptarët shumica kanë dëshirë të vjedhin, nëse gjenden aty afër! Aq më keq është për ata qe edhe fëmijët e tyre kur të rritën, rritën në frymën e hajnisë, së trashëgojnë gjenin e baballarëve!Politikanët janë fotografia e shtetit dhe janë fotografie e popullit para botës demokratike! Nëse do të kishin ndonjë garë për gjah hajnish , njerëzit tanë të politikës , do të kishim shumë gjasa,të renditen lartë në ranglistën evropiane dhe botërore. Vetëm të marrët vjedhin shtetin dhe popullin e vet..! Shumë njerëz të cilët nuk jetojnë nga politika , dhe të cilëve nuk ju intereson , mendojnë së shoqëria gjithnjë e më shumë po bëhet shoqëri konfliktuoze. Ky konstatim sigurisht rrjedhë nga fakti , së shumë po fabrikohen rrena, shumë kemi krim, shumë po vidhet dhe tepër shumë kemi korrupsion.

Të gjithë këto të liga po shemben mbi trupin e qytetarëve tanë. Dhe, të gjitha këto po bëhen nga njerëzit e politikës , të cilët më çdo kusht po dëshirojnë të dominojnë në “ emër të popullit”.Vendi po ndahet sipas sistemit kleptokratik dhe piramidave të ngjashme diktatoriale , ku secila fjalë e tyre po kërkohet të këtë peshë vendimtare !Mllefi në popull po rritët në mënyrë eksplicite. Ajri i ndotur politikë nuk ka mundësi më të gëlltitet. Kjo po shihet tashmë ashiqare. Më të pastrehët, më varfnjakët jo të pakët nuk po interesohet kush. Numri i atyre që po vdesin duke I mbushur varrezat po bëhet gjithnjë e më i madh. Edhe më i madh po bëhet numri i atyre të cilët po i lëshojnë vatrat e tyre shekullore për një jetë më të mirë në Perëndim. Këta të rinjë për shtetet e zhvilluara dhe demokratike janë bërë material i lirë. Vendi I tyre për çudi nuk po interesohet për ta!

E situata që të bëhet edhe më humbëse për Kosovën. po interesohen shumë medie portale dhe rrjete të ndryshme sociale , të cilat po lansojnë të pavërteta për jetën e mirë në Kosovë. Kjo është shumë e dhembshme për shtet dhe për komb. Kur qytetarët ta marrin situatën në dorë atëherë bëhet shumë vonë për çdo pendesë. Ju që e kishit pushtetin mos i fryni të keqes në vend, e ju pushtetarët e rijnë , mos e trasoni rrugën e keqe të gardës së vjetër politike , e cila shtetin e ka qitur në sprova të rënda .Të gjithë që mbajnë përgjegjësi politike , duhet ti kanë dy fije mend në kokë , së shteti i Kosovës, është fituar pas shumë kohësh, dhe është fituar më shumë gjak të derdhur nga bijtë dhe bijat më të mirë të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".