Lojtarët e Leeds United vrapuan 11 kilometra më shumë se ata të Chelseat

  • S.A /
  • 22 August 2022 - 16:11
Lojtarët e Leeds United vrapuan 11 kilometra më shumë se ata të Chelseat

Është zbuluar se Leeds vrapoi 11 kilometra më shumë se Chelsea, në fitoren 3-0 në të dilenë e javës që shkoi.

Skuadra e Jesse Marsch vazhdoi fillimin e tyre mbresëlënës të edicionit pasi ata doli e treta në tabelën e Ligës Premier me fitoren kundër skuadrës perëndimore të Londrës.

Nënshkrimi i ri Brendan Aaronson hapi llogarinë e golave pasi përfitoi nga një gabim i portierit të Chelseat, Edouard Mendy përpara se Rodrigo të dyfishonte epërsinë në minutën e 37-të. Jack Harrison shtoi një gol të tretë për mikpritësit me një përfundim nga brendësia e zonës një ditë për t’u harruar për Thomas Tuchel dhe lojtarët e tij në Elland Road.

Intensiteti i Leeds gjatë gjithë ndeshjes ishte i qartë pasi ata ushtronin presion nga përpara dhe më vonë u zbulua se ata vrapuan 11 kilometra më shumë se kundërshtarët e tyre.

Chelsea deri më tani në këtë verë ka shpenzuar afro 200 milionë euro, por që ende nuk po mund të gjejnë stabilitetin që kanë ndërtuar Manchester City dhe Liverpooli. 

(Kosova Sot Online )