Me mençuri dhe unitet politik, njëherë e përgjithmonë ta përmbyllim çështjen shekullore me Serbinë

Me mençuri dhe unitet politik, njëherë e përgjithmonë ta përmbyllim çështjen shekullore me Serbinë
Me mençuri dhe unitet politik, njëherë e përgjithmonë ta përmbyllim çështjen shekullore me Serbinë

Faik Krasniqi

  • 22 August 2022 - 18:55

Shkruan: ANALISTI-Faik Krasniqi

 

Kur është në pyetje Kosova dhe shtetësia e saj e fituar me sakrifica ndër shekuj, nuk ka rëndësi ndarja në  pozitë apo opozitë. Të gjithë duhet të bëhen bashkë, sepse Kosova është e të gjithëve.

Ne duhet të mbajmë pozicionin tonë shtetëror dhe ti mbrojmë interesat tona gjatë bisedimeve, dhe s'bënë të lëshojmë aspak pe që cenon interesat ose sovranitetin tonë.  Asgjë që shkelë Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Duhet vepruar të bashkuar me unitet që   njëherë e përgjithmonë ta përmbyllim çështjen me Serbinë, në mënyrë që të mund të ecim përpara. Politikanët tanë gjithmonë kanë krijuar alibi për mos punën e tyre  problemin me Serbinë, arsyetim i kotë për dështimet e tyre dhe mos mbajtja e premtimeve gjatë fushatave për zhvillim ekonomik, arsim, shëndetësi etj.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".