Lexoni edhe:
Messi – Mbappe, goli më i shpejtë në histori të PSG-së
Roma ka marrë një goditje të madhe me lëndimin e mesfushorit holandez Georginio Wijnaldum.
Mesfushori tulipan u lëndua në stërvitjen e së dielës, një ditë para sfidës me Cremonesen që Roma e zhvillon me fillim nga ora 18:30.
U raportua në mediat italiane se sulmuesi i ri Felix-Afena Gyan e lëndoi holandezin, i cili pritet t’i mungojë Romës deri në fund të këtij viti.
Nuk ka munguar edhe reagimi i Jose Mourinhos në rrjetet sociale i cili është shfaqur me një fanellë në duar ku shkruan ‘Forza Gini’.
Messi – Mbappe, goli më i shpejtë në histori të PSG-sëLexoni edhe:
‘Special One’ ka qenë i ashpër në reagimin e tij, por duke përkrahur Wijnaldumin dhe Felix Afenan pas akuzave të shumta që mori sulmuesi i ri.
“Ndonjëherë futbolli mund të jetë m**. Në vetëm dy javë Gini është bërë njëri prej nesh, për shkak të cilësive të tij njerëzore(kualitetet e tij futbollistike tashmë i dinim).
“Fatkeqësisht, në një aksident shumë fatkeq që pati një lëndim të keq që do ta mbajë larg të luajë për një kohë të gjatë”.
“Por ndonjëherë nuk është vetëm futbolli që është m**, njerëzit mund të jenë gjithashtu… Ata që filluan thashethemet se një djalë i jashtëzakonshëm si Felix mund të jetë përgjegjës për atë që ndodhi është. Një llum i vërtetë. Ne jemi të gjithë bashkë sonte: brohorasim për Romën, për Wijnaldum dhe për Felix-in”, ka shkruar Mourinho në llogarinë e tij në Instagram.
Wijnaldum do të vendos brenda 48 orëve të ardhshme nëse do të futet në operim apo do të pres shërimin e ngadalësuar të këmbës, pasi qëllimi i holandezit është të marrë pjesë në Kampionatin Botëror me ‘Tulipanët’.
(Kosova Sot Online )