Të gjithë ata të cilët e mbështesin bashkësinë e komunave me shumicë serbe janë injorantë total ose antikosovarë!

Të gjithë ata të cilët e mbështesin bashkësinë e komunave me shumicë serbe janë injorantë total  ose  antikosovarë!
Të gjithë ata të cilët e mbështesin bashkësinë e komunave me shumicë serbe janë injorantë total  ose  antikosovarë!

Halim Hyseni

  • 25 August 2022 - 07:10

Shkruan:Halim Hyseni

Nuk  është me rëndësi a janë vendor apo ndërkombëtar,  a shtiren si miq të  Kosovës apo  jo, të gjithë pa përjashtim, ata të cilët e  mbështesin  këtë casus beli  të formimit  të    Serbisë të  Madhe dhe  Homogjene, apo të Botës Serbe e përcaktuar me projektin RASTKO të  Vuk Karaxhiqit, që në vitin 1836, janë  ja janë  injorantë, sepse  nuk   dinë asgjë për gënjeshtrat  serbe  dhe  ruse, të mos them budalla, ja janë serbo dhe  rusofilë.  E treta nuk  ekziston. Do tu referohem fakteve.

Ne  Memorandumin e  Akademisë Serbe  të vitit 1986, me të cilën filloi  gjakosja e tmerrshme  e dekadës të fundit të shekullit XX, me të cilën ishin paraparë të vriten 86 mijë jo serbe (shqiptarë, kroate, boshnjake -  myslimanë). Në këto luftëra të iniciuara  nga  Serbia të bazuara  në kultin e gjakut,  u vranë, masakruan dhe përdhunuan 56.714 civilë te pafajshëm (fëmijë, pleq, plaka, civilë të pafajshëm dhe ushtarë  çlirimtarë  në  Kroaci, Bosnje  dhe  Kosovë.  Në këto  tri vende  janë vrarë dhe  masakruar 49.474  civilë jo serbë si dhe 47.428 çlirimtarë ( boshnjakë- myslimanë, kroate dhe   shqiptarë). Në tri luftërat e  nisura  të Serbisë, për krijimin e  Serbisë së Madhe dhe  Homogjene   janë vrarë 34.478 serbë nga të cilët  7.241 civilë serbë dhe 27.237 militarë dhe paramilitarë. Për  krijimin   e Serbisë së Madhe  dhe  Homogjene janë  vrarë  131.379  qytetare  të ish-Jugosllavisë ( nga  ta  56.714 civilë dhe  74.665 ushtarë, policë dhe  paramilitare). Nga këto shifra bëhet e qartë  se nuk janë vrarë  86 mijë jo serbe si ishte  parapara  me Memorandumin  gjenocidal serb, por  96.901 individë  (rreth 11 mijë më shumë, se sa ishin paraparë me skenarin  gjenocidal të  Akademisë Serbe tëShkencave dhe të Arteve).Një ndër nxitësit   kryesor të luftërave të dekadës së fundit  në ish- Jugosllavi ishte  Aleksandër Vuçiq, i cili me   aftësinë tije satanike,  të mashtrimit dhe të gënjeshtrave  të panumërta,  po e loz në mënyrë fantastike  argatin  e djallit, duke  manipuluar me  serbët e  Kosovës  dhe  diplomacinë perëndimore.

Nuk dua të flas  me shumë, por për injorantët vetëm  do të citoj një pjesë nga  Memorandumi i vitit 1986, me të cilin  filloi tmerri  mbi  qytetarët jo serbe në Bosnjë dhe  Hercegovinë, Kroaci dhe  Kosovë. Në këtë  dokument gjenocidal  shkruan: “Serbia e Madhe është tepër e vogël dhe e ngushtë dhe  ata (serbët-H.H.) gjithnjë do të jenë në kërkim të një shteti më të madhe  e më të madh  apo bashkësie më të madhe territoriale (jo vetëm për shkak të  zgjerimit territorial të popullit serb, por edhe për shkak të rolit të Serbisë ( OPEN BALLKAN  - OPEN SERBIA E MADHE -H.H.)  në Ballkan”. Në  Memorandumin e theksuar  rendësi do t’i jepet  të ashtuquajturës “LIDHJES VERTIKALE SERBE” (jo vetëm lidhjes horizontale - bashkimit të komunave  me   shumicë  serbe- H.H. ).

Sipas kësaj  lidhjeje, në Jugosllavi serbëve  duhet t’u bëhet e   qartë   se cila është qendra e tyre (Republika e Serbisë) dhe çfarë është periferia (krahinat  serbe apo territoret brenda Serbisë”) . Injorantëve vendorë dhe ndërkombëtarë, këtë po u thotë shumë qartë Aleksendër Vuçiqi,   në biseda  dhe  në thirrjen e serbëve për rebelim në  Kosovë, sikurse në vitet e 90 në Bosnje, Kroaci  dhe  Kosovë, mu ashtu  siç  që po bën Vlladimir Putini, në Ukrainë.  Aleksandri   nuk po angazhohet për paqe, por  për një casus beli të  ri të Serbisë,   e cila si në  korrik të vitit 1914, e kalli  botën me   Luftën e Parë Botërore, serish  do ta kallë Evropën  me Borelin, Lajçakun si  përkëdhelës i tyre. Shpresoj  të mos jetë bashkëmendimtarë i tyre  z. Escobar.

Serbia   me   skenarë   të luftës  e ka  fituar  Republikën  Serbe, e cila udhëhiqet si edhe   udhëhiqen katër komunat serbe   në   veri të Kosovës, nga  Beogradi. Kosova të vetmin mundësi qe e ka   për te qenë shtet funksional, demokratik dhe përparimtar është  që me Serbinë,  në çdo fushë të zbatoj reciprocitetin, sepse projekti për bisedime në Bruksel, është projektuar,  jo për të    rregulluar raportet Kosovë -  Serbi, por për ta kthyer  Serbinë edhe një herë në Kosovë. Këtë e kanë thënë hapur: “Po shkojmë në Bruksel, jo për të marrëveshje  për normalizim të raporteve Kosovë – Serbi,  por për ta aneksuar  për herë të katër Kosovën”.

Zoti i vraftë të gjithë ata  shqiptarë që e kanë nënshkruar këtë marrëveshje sepse Serbia vetëm me këtë kusht  e  robëron  serish Kosovën, duke   shndërruar  Kosovën përsëri në koloni  serbe. Nuk e di pse  edhe tani  harrohen  vëllezërit  Bytyqi , qytetarë amerikan; harrohet  Ukshin Hoti; harrohen  Pokleku, Reçaku,  Krusha e Madhe  dhe e Vogël, Makoci, 1379 fëmijë të vrarë shqiptarë, 20.400 femra  shqiptare të dhunuara seksualisht; pse  harrohen 1001 fshatra të garantuar  Restoranti Panda;  Branimir Gjokiqi, i cili u vrarë   nga  polici serbe, pse kundërshtonte  masakrimin e shqiptarëve. Pse  nuk  kërkohet  një hetim  i pavarur ndërkombëtare për vrasjen e fëmijëve  serbe në Gorazhdec,  vrasje e serbëve ne Gracka,  Rastin  Prishtinë - që sipas të gjitha gjasave   ishin raste  si edhe  vrasjet  në   restoranti “Panda”në Pejë. Zotërinj  Escobar, Boreli  dhe  Lajçak    nuk sigurohet paqja me kriminel dhe  duke mbështetur aktet kriminale. Perëndimi taktizoi me   Putinin, por  e pësoi bota. Me  shtyrjen  me tre muaj  të targave  dhe të vendkalimeve  kufitare, ju  jeni duke inkurajuar  Serbinë terroriste dhe  duke  ia rritur namin autokratit dhe kriminelit Aleksandër  Vuçiq. Pse zotërinj Escobar dhe  Lajçak nuk e vizitojnë  Poklekun, kur është vetëm 30 minuta  larg  Prishtinës. Zotërinj, besoni  në Zot,  se me marrëveshje me  demonë nuk evitohet, por thirret apokalipsi.  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".