Behgjet Pacolli merr një goditje të rëndë nga Gjykata e Apelit e Kosovës!

Behgjet Pacolli merr një goditje të rëndë nga Gjykata e Apelit e Kosovës!
Behgjet Pacolli merr një goditje të rëndë nga Gjykata e Apelit e Kosovës!

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 26 August 2022 - 13:53

Gjykata e Apelit e Republikës së Kosovës, në vendimin e saj të datës 20-07-2022,  ka refuzuar si të pa themeltë një padi penale të kreut të AKR-s Behgjet Pacollit, ushtruar kundër Publicistit dhe gazetarit Reshat  Badallajt nga Fshati Zhur i Prizrenit, lidhur me një vendim të mëparshëm të Gjykatës Themelore në Prizren të datës 03 prill 20022, e cila e ka hedhur poshtë padinë e Pacollit  për fyerje  dhe shpifje, dhe kërkim kompensimi material, kundër publicistit dhe ish gazetarit  Badallaj, lidhur me disa shkrime që ai i ka publikuar në media, shkrime të cilat flasin për momente të ndryshme të jetës dhe veprimtarisë së Behgjet Pacollit. Pacolli kishte ushtruar padi për fyerje dhe shpifje kundër Reshat  Badallajt në Gjykatën Themelore të Prizrenit më datën 12.03 2021, për një artikull të publikuar në portalin “Kosova Sot Online”, padi kjo e cila është hedhur poshtë po nga kjo gjykatë e shkallës së parë më 03-02-22. Pacolli  është ankuar kundër shkallës së parë, duke pretenduar për shkelje esenciale procedurale, dhe kishte kërkuar nga Apeli që lënda e tij të kthehet edhe njëherë në rigjykim. Mirëpo Gjykata  e Apelit e ka vlerësuar plotësisht të drejtë vendimin e gjykatës themelore, duke e hedhur poshtë ankesën e Pacollit me pretendimin për shkelje procedurale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".