Wijnaldum nuk do të operohet për lëndimin e fibulës

  • S.A /
  • 26 August 2022 - 16:14
Wijnaldum nuk do të operohet për lëndimin e fibulës

Wijnaldum nuk do të operohet për lëndimin e fibulës

Mesfushori i Romës, Georginio Wijnaldum nuk do të operojë fibulën e këmbës së majtë dhe mund të kthehet në aksion në janar, shkruajnë mediat në Itali

La Gazzetta dello Sport dhe Calciomercato.com raporton që mesfushori ka vendosur kundër operimit, pasi që është diagnostifikuar me një frakturë në fibulë javën e kaluar.

Vendimi ishte marrë në mëngjes pas konsultave që ka bërë ai me Romën, PSG-në dhe mjekët e holandezit.

Wijnaldum, sigurt do ta humbasë Botërorin dhe mund të kthehet në aksion në janar kur rifillon pjesa e dytë e sezonit pas Katar 2022.

(Kosova Sot Online )