
Lexoni edhe:
Kontigjenti prej 30 ushtarësh të këtij shteti largohet nga Kosova
Manchester United është duke tentuar transferimin e Pierre-Emerick Aubmeyangut, i cili po kërkohet gjithashtu nga klubi tjetër anglez, Chelsea. Madje, sipas Nathan Gissing nga sajti i Di Marzio, “Djajtë e Kuq” kanë bërë tashmë një ofertë për sulmuesin e Barcelonës, por detaje tjera nuk janë zbuluar ende.
Klubi nga “Old Trafford” thuhet se dëshiron të forcojë sulmin para mbylljes së afatit kalimtar dhe Aubameyang është identifikuar si një përforcim i mundshëm.
Kontigjenti prej 30 ushtarësh të këtij shteti largohet nga KosovaLexoni edhe:
Ish-sulmuesi i Arsenalit është i lidhur me një kalim edhe te Chelsea, madje në ditët e fundit ishte afër finalizimi i marrëveshjes – por që në fund nuk ndodhi.
Ndryshe, 33-vjeçari me Barcelonën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qersho 2025.
Aubameyang në “Camp Nou” kaloi si lojtar i lirë në janar të këtij viti.
(Kosova Sot Online )