Pique dhe Busquets i shpëtojnë uljes së rrogës

  • E.K /
  • 29 August 2022 - 16:04
Pique dhe Busquets i shpëtojnë uljes së rrogës

Të paktën për momentin, Gerard Pique dhe Sergio Busquets i kanë shpëtuar uljes së rrogës.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Sport”.

Kjo mundësi ishte përmendur kohëve të fundit për t’i balancuar financat, pas krizës së thellë që e kishte kapluar gjigantin katalunas.

Por, pasi e regjistroi qendërmbrojtësin Kounde dhe me shitjen eventuale të Pierre-Emerick Aubameyangut dhe të Frenkie de Jongut, nuk ka më nevojë që dy legjendat e klubit “Blauhrana” të bëjnë më shumë sakrifica.

Madje, ky mund të jetë sezoni i fundit i dy veteranëve, të cilët verën tjetër mund t’i shohim duke u transferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me gjasë në klubin e legjendës angleze, David Beckham.

(Kosova Sot Online)