Ajeti në kërkim të një skuadre të re

  • E.K /
  • 30 August 2022 - 19:59
Ajeti në kërkim të një skuadre të re

Sulmuesi i Celtic, Albian Ajeti është duke kërkuar që të largohet nga ky klub para se të përfundojë afati i verës

Kampionët e Skocisë nuk do ta ndalin atë dhe janë të hapur për ofertat që vinë për 25 vjeçarin.

Mësohet se Ajeti nuk është duke e bindur ndonjë klube dhe për të nuk ka interesim, s’paku deri me tani, por ai e di që koha po ecën dhe ai dëshiron të luajë për një klub ku mund të paraqitet si titullarë.

Kosovari që luan për Zvicrën kishte nënshkruar me Celtic nga West Ham për pesë milionë funte në verën e vitit 2020, por deri me tani ka dështuar t’i tregojë vlerat e tij. 

(Kosova Sot Online)