Reali arrin tjetër nivel, robotët e formojnë “murin e gjallë” në gjuajtjet e lira

  • S.A /
  • 31 August 2022 - 14:26
Reali arrin tjetër nivel, robotët e formojnë “murin e gjallë” në gjuajtjet e lira

Real Madridi ka arritur në një tjetër nivel. Gjiganti spanjoll e ka postuar një video në rrjetet sociale, përmes së cilët tregon qartë se sa i avancuar është ky klub. Në fakt, në vend të njerëzve, kampioni spanjoll dhe evropian ka vendosur robotë, të cilët e formojnë “murin e gjallë” derisa lojtarët godasin nga gjuajtja e lirë. Një metodë e re kjo dhe e sofistikuar, të cilën me siguri me kohë do ta ndjekin edhe klubet tjera.

Deri tash janë parë objekte në vend të njerëzve që janë vendosur në qendrat stërvitore, por robotët që lëvizin dhe që kërcejnë lartë si të jenë njerëz, e bëjnë edhe më interesante seancën stërvitore dhe ua mundësojnë lojtarëve që t’i përmirësojnë goditjet e tyre nga faulli. Për më tepër mund ta shihni videon në vazhdim, të postuar nga klubi mbretëror spanjoll.

(Kosova Sot Online )