Chelseat i ofrohet mundësia për ta transferuar Neymarin

  • S.A /
  • 31 August 2022 - 14:33
Chelseat i ofrohet mundësia për ta transferuar Neymarin

Chelseat i është dhënë mundësia e jashtëzakonshme për ta transferuar yllin e Paris Saint-Germainit, Neymar, dy ditë pa përfunduar afati kalimtar i verës në Angli. “Blues” po mundohen ta sjellin në “Stamford Bridge” sulmuesin, ndërsa pronari Todd Boehly është duke u përgatitur për t’ia dhënë trajnerit Thomas Tuchel atë që e do për ta kompletuar skuadrën e tij për edicionin e ri.

PSG-ja është i gatshëm ta lë yllin e tij të largohet nga klubi nëse i arrin një ofertë e kënaqshme nga “Blues” për 30 vjeçarin, njoftojnë mediat britanike. Tuchel pret që drejtuesit e klubit t’ia sjellin deri nesër lojtarët Pierre-Emerick Aubameyang nga Barcelona dhe Wesley Fofana nga Leicester City.

Nga ana tjetër, PSG-ja pasi i shpenzoi 100 milionë funte për Vitinha, Nuno Mendes, Fabian Ruiz, Renato Sanches e Nordi Mukiele, ka nevojë të shesë lojtarë për të qenë “rehat” dhe në harmoni me “fair-play” financiar.

Neymar i ka prishur punët me Mbappen dhe largimi i brazilianit mund ta sillte qetësinë në ekipin francez.

Përfaqësuesi brazilian e ka nisur sezonin e ri në mënyrë të jashtëzakonshme. Ai shpreson të qëndrojë në “Parkun e Princave” për të luajtur edhe një vit së bashku me Leo Messin. 

(Kosova Sot Online )