Aubameyang vuan pasojat e sulmit të dhunshëm: Një muaj jashtë me nofullën e thyer

  • E.K /
  • 31 August 2022 - 17:15
Aubameyang vuan pasojat e sulmit të dhunshëm: Një muaj jashtë me nofullën e thyer

Një pengesë serioze për Pierre-Emerick Aubameyang. Lojtari gabonez do të jetë jashtë për rreth një muaj me një nofull të thyer pasi u godit gjatë një vjedhjeje në shtëpinë e tij të hënën.

Aubameyang është ndër lojtarët, e ardhmja e të cilëve është e paqartë, me Chelsean destinacionin e tij më të mundshëm.

Për largimin e tij, Barcelona po kërkon të paktën 20 milionë euro dhe një lehtësim të rëndësishëm për faturën e pagave, pasi ai ka një kontratë të madhe. Prandaj, mund të lehtësojë ardhjet e tjera si ajo e Marcos Alonsos.

Aubameyang u grabit në orët e para të mëngjesit të së hënës në shtëpinë e tij. Ai ishte brenda me gjithë familjen e tij.

Barcelona ka qenë në dispozicion të sulmuesit gjatë gjithë kohës dhe ish-lojtari i Arsenalit thuhet se tani po qëndron në një hotel me pesë yje.

(Kosova Sot Online)