Impresionon Serena Williams, 41 vjeçarja kalon në rrethin e tretë të US Open

  • S.A /
  • 01 September 2022 - 09:48
Impresionon Serena Williams, 41 vjeçarja kalon në rrethin e tretë të US Open

Serena Williams nuk e ka ndërmend të ndalet. Tenistja amerikane e ka shtyrë pensionimin dhe çdo ditë e më shumë po e demonstron se nuk ka gabuar. Ish-tenistja numër 1 në botë ka impresionuar në rrethin e dytë të turneut të madh të tenisit, US Open duke e mundur bartësen numër 2 në botë, Anett Kontaveit. 41 vjeçarja momentalisht është e 605-ta në botë, por kjo nuk e pengoi që ta mundte estonezen 2-1 në sete, 6:7, 6:2 e 6:2.

Në rrethin e tretë të këtij turneu prestigjioz të tenisit, Serena do të ketë punë me australianen Ajla Tomljanovic, në meçin që do të luhet të premten. Williams e ka paralajmëruar pensionimin pas turneut US Open, të cilin synon ta fitojë për ta ngritur në 24 numrin e Grand Slam, në një karrierë të jashtëzakonshme që e kishte.

(Kosova Sot Online )