Vjen “bomba” nga Anglia, Milani mund ta transferojë sonte Ronaldon

  • S.A /
  • 01 September 2022 - 11:23
Vjen “bomba” nga Anglia, Milani mund ta transferojë sonte Ronaldon

Mediat britanike e kanë lëshuar në këtë mëngjes një lajm “bombë”. Sipas tyre, Milani mund ta bëjë sonte një ofertë për Ronaldon, në orët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Më saktësisht, “Rossoneri” mund ta kërkojnë 37 vjeçarin në rast se Rafael Leao përfundon në Chelsea, po ashtu sot, shkruan mediumi britanik “The Sun”. “Blues” janë të interesuar për sulmuesin portugez, i cili po shkëlqen me “Rossoneri”.

(Kosova Sot Online )