Messi ia prek prapanicën Verrattit, videoja bëhet virale në internet

  • S.A /
  • 01 September 2022 - 13:37
Messi ia prek prapanicën Verrattit, videoja bëhet virale në internet

Tifozët e futbollit kanë mbetur të befasuar nga veprimi i fundit i Lionel Messit. Në një video që po bëhet virale tashmë, ylli argjentinas vërehet duke shikuar brenda shorceve të Marco Verrattit nga prapa.

Kjo ndodhi në tunel para fillimit të ndeshjes ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Toulouset.

Duket se mesfushori italian kishte probleme me shorcet e tij dhe kishte kërkuar ndihmë nga shtatë herë fituesi i Topit të Artë.

Dhe, pa hezitim, ish-futbollisti i Barcelonës i zgjeron shorcet dhe shikon brenda tyre për ta identifikuar problemin.

Dhe, ky veprim u është dukur i çuditshëm tifozëve, të cilët i kanë vërshuar rrjetet sociale me komente të ndryshme, kryesisht banale, duke dyshuar në veprimin e Messit.

(Kosova Sot Online )