Llogaritë e Benzemas në rrjetet sociale u mbyllën për arsye të panjohura

  • E.K /
  • 04 September 2022 - 13:49
Llogaritë e Benzemas në rrjetet sociale u mbyllën për arsye të panjohura

Karim Benzema ka qenë në qendër të futbollit evropian gjatë gjithë vitit, veçanërisht për shkak të paraqitjeve të tij të jashtëzakonshme si në La Liga ashtu edhe në UEFA Champions League.

Mirëpo, këtë javë llogaritë e tij në rrjetet sociale këtë javë janë bërë të paqasshme.

Shumë tifozë të Real Madridit në mbarë botën kanë mbetur të befasuar nga ky çaktivizim i papritur i llogarive të tij në mediat sociale.

Shumë spekulojnë se llogaritë e sulmuesit mund të jenë hakuar, ndërsa të tjerë raportojnë se ai mund t’i ketë mbyllur ato përkohësisht.

Llogaritë e Benzemas në mediat sociale janë bërë të paarritshme menjëherë pas ndeshjes së Real Madrid kundër Real Betis të shtunën.

Francezi e filloi lojën në Santiago Bernabeu, duke ndihmuar Los Blancos të siguronin një fitore 2-1 ndaj Real Betisit.

(Kosova Sot Online)