Pas fitores kundër Prishtinës, “Xhebrailat” kanë një mesazh për Munishin: Një babë e ka Kosova!

  • S.A /
  • 05 September 2022 - 09:04
Pas fitores kundër Prishtinës, “Xhebrailat” kanë një mesazh për Munishin: Një babë e ka Kosova!

Prishtina dhe Ballkani zhvilluan të dielën derbin e javës së pestë në Superligën e Kosovës në futboll. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe u fitua nga mysafirët me rezultatin 0:1.

Albion Rrahmani me golin e shënuar në fundin e pjesës së parë, ia dhuroi fitoren Ballkanit.

Pas ndeshjes, tifogrupi nga Suhareka, “Xhebrailat”, ka “thumbuar” ish-trajnerin e skuadrës së Ballkanit, tash të Prishtinës, Ismet Munishin.

“1 BABË E KA KOSOVA!”, thuhet në postimin e këtij tifogrupi në “Facebook”, teksa në foto shihet Munishi dhe trajneri i Ballkanit, Ilir Daja. 

(Kosova Sot Online )