Ross Barkley prezantohet te klubi francez

  • S.A /
  • 05 September 2022 - 09:29
Ross Barkley prezantohet te klubi francez

Ross Barkley karrierën do ta vazhdojë në Ligue 1 të Francës.

Të dielën mbrëma, Nice njoftoi zyrtarisht për nënshkrimin me mesfushorin francez.

Madje, Barkley u prezantua para tifozëve në “Allianz Riviera” – pak para fillimit të ndeshjes Nice – Monaco.

Klubi francez nuk ka bërë të ditur për kohëzgjatjen e kontratës së 28-vjeçarit.

Megjithatë, dihet se ish-mesfushori i Evertonit te Nice ka kaluar si futbollist i lirë.

Ross Barkley në verën e këtij viti e kishte shkëputur kontratën me Chelsean.

(Kosova Sot Online )