
Lexoni edhe:
“Haaland si Vieri dhe Adriano, por jo sulmuesi më i mirë i Manchester City”
Juventus nis të martën rrugëtimin në Champions League teksa bardhezinjtë i pret një ndeshje e vështirësisë maksimale ndaj PSG së yjeve.
Ndërkohë, Angel Di Maria nuk mund të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen me PSG teksa argjentinasi vijon të vuajë dëmtimet muskulore.
“Haaland si Vieri dhe Adriano, por jo sulmuesi më i mirë i Manchester City”Lexoni edhe:
Në fakt, sinjalet negative për sulmuesin anësor erdhën prej ndeshjes së fundjavës kundër Fiorentinës kur trajneri Massimiliano Allegri e zëvendësoi Di Maria në minutën e 46-të.
Mirëpo, stafi teknik i Juventus kishte besim se Di Maria do të mund të stërvitej normalisht dhe të zbriste në fushë për të sfiduar ish-ekipin e tij. Gjithsesi, diçka e tillë nuk mund të realizohet teksa emri i 34-vjeçarit mungon në listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Allegri ndërsa mbetet të kuptohet se për sa kohë, Di Maria nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës.
(Kosova Sot Online)