Nuk i legalizuan vilën në Ibiza, Lionel Messi detyrohet të...

  • E.K /
  • 05 September 2022 - 19:34
Nuk i legalizuan vilën në Ibiza, Lionel Messi detyrohet të...

Ylli i PSG-së, Lionel Messi bleu një vilë në Ibiza me vlerë 11 milionë euro, por menjëherë u përball me probleme të papritura.

Argjentinasi bleu një pronë në bregun perëndimor të Ibiza nga biznesmeni zviceran, Philippe Amon dhe sipas gazetës së njohur spanjolle "Periodico de Ibiza", kontrata u finalizua më 3 shkurt.

Megjithatë, siç pretendon gazeta e lartpërmendur, vila ka probleme me legalizimin dhe ende nuk ka marrë leje përdorimi, dokument i lëshuar nga vetëqeverisja lokale që vërteton se është në gjendje optimale për banim.

Problemet e legalizimit lidhen me ndërtimin e disa dhomave në garazhin e pronës, të cilat u shfaqën para blerjes së Messit,.

Avokati që përfaqëson shtatë herë fituesin e Topit të Artë është tani në bisedime me zyrtarët e qeverisjes lokale të qytetit për t'u përpjekur të zgjidhë çështjet.

Messi duhet të prishë dhomat që nuk ishin pjesë e planeve origjinale, në mënyrë që të marrë lejen për legalizimin e pronës.

Periodico de Ibiza raporton se pavarësisht problemeve, Messi dhe gruaja e tij kanë kaluar disa kohë në shtëpinë e tyre në Ibiza këtë verë.

(Kosova Sot Online)